Strategji produkti
Dizajn UI/UX
Kërkim me përdoruesit, prototip i klikueshëm në Figma dhe dizajn ndërfaqeje gati për programuesit.
Dizajn UI/UXStrategji produkti
Modernizojmë sistemet e vjetra të bizneseve dhe institucioneve: softuerin që ende e mban punën në këmbë, por që është bërë i ngadaltë, i brishtë ose i vështirë për t'u ndryshuar. Fillojmë me një auditim dhe e zëvendësojmë me faza, që puna të vazhdojë gjatë gjithë kalimit dhe të dhënat të kalojnë të plota. Kemi dorëzuar mbi 85 projekte në pesë shtete.
Detajet
Fillojmë duke kuptuar çfarë keni dhe mbarojmë me një sistem që mund ta ndryshoni sërish pa frikë.
Analiza
Mësojmë qëllimet, përdoruesit dhe kufizimet dhe biem dakord për qëllimin.
Dizajni
Rrjedhat, prototipet dhe ndërfaqja, të testuara para ndërtimit.
Ndërtimi
Sprinte dyjavore me një version që punon për ta parë çdo herë.
Lançimi
Testim, kontrolle sigurie dhe një publikim pa surpriza.
Mbështetja
Monitorim, përditësime dhe funksione të reja me ritëm të rënë dakord.
Shumë biznese dhe institucione punojnë ende me programe të ndërtuara para shumë vitesh, shpesh nga një firmë që nuk ekziston më ose nga një programues që ka ikur. Sistemi punon, por çdo ndryshim bëhet më i rrezikshëm se i pari. Shenjat që ka ardhur koha:
Një nga këto mjafton për ta parë sistemin më nga afër. Disa bashkë zakonisht tregojnë se një plan sot kushton më pak se një ndërhyrje urgjente më vonë.
Para se të propozojmë ndonjë zgjidhje, e studiojmë sistemin nga brenda. Shohim kodin dhe pjesët që ndryshojnë më shpesh, bazën e të dhënave dhe cilësinë e saj, çdo program tjetër që merr ose dërgon të dhëna, ku dhe si funksionon sistemi, si ruhen kopjet rezervë dhe cilat funksione i përdor vërtet stafi.
Në fund merrni një raport me shkrim dhe një plan: çfarë mbahet, çfarë rindërtohet, çfarë hiqet, me çfarë radhe dhe çfarë sjell secila fazë. Planin mund ta zbatoni me ne ose me ekipin tuaj.
Auditimi tregon edhe kur modernizimi nuk ia vlen ende: nëse sistemi është i qëndrueshëm, ndryshon rrallë dhe merr ende përditësime, jua themi hapur.
Zëvendësimi i gjithë sistemit në një ditë të vetme është rruga më e rrezikshme: muaj pune dalin në përdorim njëherësh dhe çdo gabim shfaqet pikërisht kur stafi po punon. Ne preferojmë modernizimin me faza.
Para sistemit të vjetër vendosim një shtresë të hollë që vendos ku shkon çdo kërkesë. Rindërtojmë një pjesë në një kohë, për shembull klientët, faturimin ose raportet, dhe kur pjesa e re është testuar, shtresa i dërgon kërkesat aty. Sistemi i vjetër vazhdon të bëjë gjithçka tjetër. Pjesë pas pjese, sistemi i ri merr gjithë punën dhe i vjetri fiket kur nuk ka më asgjë për të bërë.
Çdo fazë është mjaft e vogël për t'u testuar mirë dhe për t'u kthyer pas nëse duhet, ndërsa përdoruesit marrin përmirësime gjatë rrugës, jo vetëm në fund.
Gjatë rrugës shtojmë edhe atë që sistemeve të vjetra u mungon zakonisht: teste të automatizuara, një proces të rregullt publikimi dhe monitorim, që çdo ndryshim i ardhshëm të jetë më i sigurt se i mëparshmi.
Të dhënat janë shpesh pjesa më e vlefshme e një sistemi të vjetër: vite me klientë, fatura dhe dokumente. I lidhim me modelin e ri fushë për fushë, pastrojmë dublikatat dhe regjistrimet e prishura bashkë me stafin tuaj dhe e provojmë kalimin disa herë mbi kopje, para kalimit të vërtetë.
Kur dy sistemet punojnë njëkohësisht, të dhënat mbahen të njëjta në të dyja. Para çdo kalimi krahasojmë numrin e regjistrimeve dhe totalet kryesore dhe mbajmë gati një plan kthimi, derisa ju të konfirmoni që gjithçka përputhet.
Planifikojmë edhe të dhënat që nuk janë në sistem: dokumentet në dosje të përbashkëta, skedarët Excel anash dhe informacionin që gjendet vetëm në email, që sistemi i ri të nisë i plotë.
Për bizneset, modernizimi shpesh nis nga një lidhje që sistemi i vjetër nuk e bën dot: me fiskalizimin, me bankën ose me një dyqan online. Këtë pjesë e mbulon shërbimi ynë për fiskalizim dhe fintech. Kur sistemi duhet kaluar nga serveri në zyrë në cloud, punojmë me ekipin tonë të cloud dhe DevOps.
Kur një pjesë e vetme e sistemit shkakton shumicën e problemeve, faza e parë mund të merret vetëm me të, dhe pjesa tjetër e planit pret derisa të shihni rezultatin.
Për institucionet publike, fazat planifikohen sipas procedurave dhe miratimeve të tyre, me dokumentim që stafi mund ta përdorë edhe pas nesh. Kur auditimi tregon se nuk ka shumë për të ruajtur, ndërtojmë një sistem të ri përmes shërbimit tonë të softuerit të personalizuar. Për të nisur, na kontaktoni me një përshkrim të shkurtër të sistemit dhe të punës që bën.
Modernizim sistemesh
Do të thotë ta sjellësh softuerin e vjetër në gjendje që të mirëmbahet, të mbrohet dhe të zgjerohet sërish. Sipas sistemit, kjo mund të jetë pastrim i kodit, rindërtim i disa pjesëve me teknologji të reja, kalim në cloud ose zëvendësim me faza, duke ruajtur të dhënat dhe rregullat e punës që ai mban.
Varet nga madhësia dhe gjendja e kodit, sasia dhe cilësia e të dhënave, numri i integrimeve dhe sa larg doni të shkoni. Prandaj fillojmë me auditimin. Pas një bisede të shkurtër ju dërgojmë një ofertë me shkrim për auditimin, dhe plani që del prej tij jep objektin dhe afatet e çdo faze.
Po, ky është qëllimi i punës me faza. Sistemi i vjetër vazhdon të punojë ndërsa ne zëvendësojmë një pjesë në një kohë, dhe stafi kalon te çdo pjesë e re vetëm pasi ajo është testuar. Të dhënat mbahen të njëjta në të dy sistemet derisa i vjetri të mos ketë më punë.
Rindërtimi i plotë duket më i thjeshtë, por ka rrezikun më të madh: rregullat e punës në sistemin e vjetër shpesh nuk janë shkruar askund dhe humbasin gjatë rrugës. Për një sistem në përdorim të përditshëm, puna me faza është më e sigurt. Ribërja ka kuptim për një program të vogël ose kur auditimi tregon që nuk ka shumë për të ruajtur.
Kjo nuk është e rrallë me sistemet e vjetra. Auditimi nis nga ajo që ekziston: baza e të dhënave, mënyra si sillet programi dhe njerëzit që e përdorin. Edhe pa kodin, sistemin mund ta zëvendësojmë me faza, duke ndërtuar pjesët e reja sipas asaj që programi bën në të vërtetë dhe duke kaluar të dhënat nga baza ekzistuese.
Po, në shqip. Pas kalimit të fundit mund të vazhdojmë me mirëmbajtjen, përditësimet e sigurisë dhe funksionet e reja, ose t'ia dorëzojmë sistemin ekipit tuaj me dokumentim dhe teste. Stafin e trajnojmë para çdo faze, që askush të mos mbetet pa ditur si punohet me sistemin e ri.